Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot. Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Milotit.
Nga informacionet e para, një vajzë ka mbetur e plagosur rëndë. Ajo është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.