Lajme

Aksident i pazakontë në Tiranë, goma e autobusit çahet në lëvizje, lëndòhet qytetarja

Një aksident i pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku ka mbetur e lënduar një qytetare. Mësohet se rreth orës 15:40, ka plasur goma e një autobusi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje dhe si pasojë është lënduar një shtetase, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije që ka qenë në afërsi.

Policia e cila ka dhënë edhe detaje nga ngjarja sqaron se e lënduara është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Rreth orës 15:40, në rrugën e Kavajës, ka plasur goma e një autobuzi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje. Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase që ka qenë aty në afërsi, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: