Lajme

Aksident i rëndë, motori përplaset kokë më kokë me makinën, plagoset i riu (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në qendër të Ksamilit, ku 2 të rinj me motor janë përplasur me një automjet.
Si pasojë e aksidentit, njëri prej tyre është plasgosur rëndë.
Kanë qenë qytetarë të rastësishëm ata që janë ndodhur pranë vendngjarjes kanë njoftuar ambulancën.
Sipas qytetarëve, pavarësisht se Qendra Shëndetësore ndodhet vetëm pak metra larg vendngjarjes, ambulanca ka vonuar shumë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Dh., 18 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, është përfshirë në një aksident rrugor me një automjet. Për pasojë është dëmtuar vetë 18-vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close