Lajme

Video\ Aksident i rëndë në Ballsh, “Fordi” përplas për vdekje 16 vjeçarin, rëndë shoku i tij

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Ballshit, ku ka humbur jetën një 16 vjeçar.

Policia lokale sqaron se një automjet tip “Ford” ka përplasur një motor ku udhëtonin A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë.

Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit

Mallakastër Informacion paraprak Sot rreth orës 22:05, në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Ballsh, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: