Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë.
Mësohet se një furgon me nxënës të shkollës profesionale ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Për pasojë disa prej tyre janë lënduar dhe 5 janë transportuar në spital.
Mësohet se nxënësit e shkollës profesionale po shkonin në minierën e Bulqizës për praktikë.