
Një aksident me vdekje ka ndodhur në Cërrik. Policia jep detaje rreth ngjarjes së rëndë përmes një njoftimi për mediat.
“Në fshatin Klos, Cërrik , shtetsi V. Sh., 60 vjeç banues në fshatin Mollas, duke drejtur mjetin tip “Iveko” me targa AA 576 MY, ka aksidentuar shtetasin R.Xh., 83 vjeç , banues në fshatin Klos, ku ishte duke drejtuar një karrocë nga një kafshë dore.
Si pasojë e aksidentit shtetasI R.Xh., ka ndëruar jetë në vendgjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.