Mesditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të tunelit të Elbasanit. Bëhet me dije se deri më tani nga kjo ngjarje raportohet për 5 të plagosur.
Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësorë, ndërsa si pasojë e përplasjes është bllokuar qarkullimi i automjeteve në tunel. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit apo gjendja e personave që kanë mbetur të dëmtuar.