Lajme

Aksident i RËNDË në Fier, “Audi” përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Fier.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku shtetasi E.Zh 31 vjeç, teksa ishte duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç,  i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë.

Njoftimi i plotë: Fier / Informacion paraprak , Rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close