
Një aksident i rëndë ka ndodhur, mëngjesin e së enjtes, në afërsi të Qafës së Koshovicës në Fier, ku janë përfshirë dy automjete.
Një automjet tip “Benz” është përplasur me një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po zbardhin dinamikën e këtij aksidenti të rëndë.
Përplasja ka qenë tepër e fortë aq sa furgoni ka dalë nga rruga ka përfunduar në kanalin anësor teksa është kthyer përmbys.
Ndërkohë në këtë aks është krijuar edhe një radhë e gjatë automjetesh prej disa kilometrash.
Njoftimi i policisë: Fier/Informacion paraprak Rreth orës 10:50, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin N. H., 39 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. L., 24 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.