Lajme

Aksident i rëndë në Fier, përplaset me makinën e parkuar

Një burrë ka gjetur tragjikisht vdekjen në Fier, pasi u përplas me një makinë të parkuar. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të shtunë rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Kraps”.

Viktima është një 66-vjeçar me iniciale Sh.K. Ai udhëtonte me një makinë Reno, kur u përplas në rrethana të paqarta me një automjet që ishte i parkuar.

66-vjeçari mori dëmtime të rënda, e ndonëse u dërgua në spital nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti është ngritur një grup hetimor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close