Lajme

Aksident i rëndë në ‘Lungomaren’ e Vlorës, Benzi me një femër në timon përplas dhunshëm motorin

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shëtitoren e ‘Lungomares’ në Vlorë, ku një automjet tip ‘Mercedes Benz’, që drejtohej nga një femër ka përplasur një motor, e për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit për marrjen e ndihmës së parë mjekësore.

Mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në endin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident, ndërsa dyshohet se Benzi i ka prerë rrugën motoçikletës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: