Lajme

Aksident i rëndë në Qafën e Muzinës, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat, ku si pasojë e daljes nga rruga e një automjeti kanë mbetur të plagosur tre persona.

Gjirokastër/ Informacion paraprak Rreth orës 14:45, në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat, shtetasi A. M., 51 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close