Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Cërrik-Gramsh, përplasen dy automjete. Raportohet për 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik -Gramsh, me pasojë 4 të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Cekin, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e si pasojë e aksidentit janë plagosur katër persona.

Të aksidentuarit mësohet se janë dërguar në spitalin e Gramshit të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë ku po hetojnë për shkaqet e aksidentit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close