
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në “Rrugën e Kombit” në afërsi të Rubikut.
Siç raportojnë burime për Fax News, dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe dyshohet për dy viktima dhe 3 të plagosur. Mësohet se në aksident janë përfshirë mjeti tip Volkswagen Sharon me targë AA 943 NP dhe një mjet tip Benz me targë AA 182 TY.
Menjëherë pas ngjarjes policia ka mbërritur në vendin e aksident dhe po punon për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.