Lajme

Aksident i rëndë në Sarandë – Gjirokastër: Makina me 6 persona brenda përfundon në greminë

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Sarandë-Gjirokastër, rreth orës 15:00, ku një furgon me targa AA488T, që drejtohet nga Bardhi Prodo, në të cilën ndodheshin 6 persona, ka rënë në kanal nga lartësia 25 metra lartësi. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 5 persona, identitetit i të cilëve nuk bëhet i ditur.  Mësohet se nga aksidenti me pasoja fatale, vetëm një persona ka mbijetuar.

Personat që ndodheshin në furgon nuk ishin anëtarë të njëjtës familje, gjithashtu bëhet e ditur se në mesin e viktimave nuk ka fëmijë.  Ndërkohë në videon e siguruar nga Ora News, shihet se furgoni ka rënë në kanal, ndërkohë një grup njerëzish po bëjnë përpjekje për të nxjerrë personat që kanë mbetur brenda automjetit.

Deri më tani nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit, por paraprakisht dyshohet se makina ka dalë nga rruga si pasojë e kushteve atmosferike.  Policia dhe zjarrfikësja kanë nisur për në vendngjarje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close