Lajme

Aksident i rëndë në Tiranë, autobusi përplaset me makinën, 5 të plagosur dërgohen me urgjencë te Trauma

Një aksident ka ndodhur në Sauk, ku një autoveturë dhe një mjet i transportit urban janë përplasur mes tyre.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe është plagosur rënde drejtuesi i mjetit, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, si dhe kanë marre plagë të lehta 4 persona të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në përplasjen e mjeteve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close