fbpx
Lajme

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 25-vjeçarja, një tjetër e plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Sipas informacionit të policisë, mësohet se një femër ka ndërruar jetë.Ndërkohë, një tjetër femër është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Vlorës.

Vlorë, Rreth orës 17:20, në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës “100 Vjetori” Vlorë, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur automjeti tip Ford. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy shtetase femra, ku njëra ka humbur jetën në vend ndërsa tjetra është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.  Viktima – G. M., 25 vjeçe, banuese në Vlorë, drejtuese. E dëmtuara – S. K., 38 vjeçe, banuese në Vlorë, pasagjere.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button