
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Gurishtë. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës bëhet me dije se në aksident janë përfshirë 3 mjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve.
Sakaq, mësohet se ata janë transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.