Lajme

Aksident i trefishtë në Elbasan-Bradashesh, plagosen dy persona, makinat bëhen copash

Një aksident ka ndodhur në Elbasan-Bradashesh mesditën e sotme. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën për shkak të shpejtësisë së lartë.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, një me gjymtyrë të thyera dhe një tjetër 15-vjeçare.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Fatmir Popja dallohet se aksi Elbasan-Bradashesh është bllokuar plotësisht. Dy autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes teksa dallohet se një prej automjeteve ka mbetur në mes të rrugës, kurse tjetri ka përfunduar anës saj.

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur një prej personave që mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, është nxjerrë nga makina e shkatërruar ku kishte ngecur.

Punonjësit e zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të nxjerrë burrin nga mjeti, e kanë vendosur në barrel e më pas e kanë hipur në ambulancë për ta dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjeksore.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: