
Një aksident është regjistruar sot në Fier, ku për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre 2 të mitur. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet E. N., është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin me inicialet F. D. dhe me “Volkswagen” me drejtues shtetasin me inicialet K. R.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.