Lajme

Aksident i trefishtë në Sarandë, plagosen 4 persona, nisen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën hyrëse të qytetit të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Menjëherë të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Sarandës, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë arritur forcat policore të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close