Lajme

Aksident i trefishtë te rrethi i Selitës,detaje

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme te rrethi i Selitës në kryeqytet.

Sipas informacioneve të para, një mjet tip “Porsche” ka ndjekur nga pas një automjet tip “BMW” dhe ka tentuar t’i zërë rrugën poshtë rrethit të Selitës që të çon te pallati me shigjeta

Për t’u shmangur ndjekjes së “Porche”, “BMW” është përplasur me një mjet tjetër “Benz” që ndodhej para.

Më pas ka tentuar të largohet pasi edhe “Porsche” i ka prerë rrugën, në momentin që “BMW” tenton të largohet ka goditur edhe një motor.

Dy automjet “Porsche” dhe “BMW” janë larguar, por më pas janë ndaluar nga policia rrugore.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close