Lajme

Aksident, makina përplas fëmijën 2-vjeçare në fshatin Qeparo, jashtë rrezikut për jetën.

Një aksident i rëndë është shënuar në Vlorë, ku një makinë ka përplasur një fëmijë të vogël në fshatin Qeparo.

Bëhet me dije se shtetasi A. Gj., 46 ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në fshatin Qeparo, ka aksidentuar një fëmijë rreth 2 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Qeparo, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në fshatin Qeparo, ka aksidentuar një fëmijë rreth 2 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close