Lajme

Aksident me 3 të plagosur në aksin Krujë – Fushë Krujë, detajet e para nga ngjarja

Një aksident me 3 persona të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, ku dy automjete janë përplasur.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i njërës prej makinave, D.H. 23 vjeç dhe pasagjerët që ndodheshin në automjetin tjetër, H.Z. 26 vjeç dhe P.Xh. 15 vjeçe. Drejtuesi i mjetit të dytë ishte 45-vjeçari D.Xh.

Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close