Lajme

Aksident me motor, vdes 18-vjeçari shqiptar në Greqi

Një aksident i rëndë në Greqi i ka marrë jetën një adoleshenti shqiptar. Viktima është 18 vjeç, raportojnë mediat greke, ndërsa identiteti nuk është bërë publik.

Aksidenti ndodhi në orën 07:20 të mëngjesit të sotëm në Halkidiki të Selanikut. Viktima po udhëtonte me motor së bashku me shokun e tij, gjithashtu 18 vjeç.

Ky i fundit ishte në drejtimin e mjetit kur humbi kontrollin duke bërë që të rrëzoheshin me motor. 18-vjeçari pasagjer humbi jetën menjëherë, ndërsa drejtuesi mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital. Ndaj këtij të fundit kanë nisur hetimet, ndërsa patenta i është hequr.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close