fbpx
Lajme

Aksident me vdekje, humbet jetën 35-vjeçari

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Milot – Morinë pranë fshatit Ndërfushaz të Mirditës.

35-vjeçari me iniciale G.N. humbi kontrollin e makinës Volkswagen dhe për pasojë doli nga rruga. Për shkak të plagëve që kishte pësuar, për fat të keq 35-vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button