Lajme

Aksident me vdekje në Shkodër. Automjeti del nga rruga, ndërron jetë shoferi 38-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas policisë një automjet ka dalë nga rruga në rrethrrotullimin e Koplikut.

Për pasojë drejtuesi i automjetit M.L, 38 vjeç, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

“Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe,  duke drejtuar automjetin  tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka  dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L,  pësoi  dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar  jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close