
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mallakastër. Mësohet se një makinë tip BMW ka dalë nga rruga, pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia vendore informon se ‘në fshatin Poçem, Mallakastër, shtetasi K. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “BmW”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti’.