Lajme

Aksident në aksin Balldre-Lezhë, përplasen dy automjete, i riu transportohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Balldre-Lezhë, pranë një karburanti. Mësohet se dy automjete ja përplasur me njëra-tjetrën. Dyshohet se një nga automjetet ka prerë rrugën, duke u bërë shkas i aksidentit dhe për pasojë një i ri ka mbetur i plagosur rëndë.

Sakaq i riu i plagosur është transportuar drejt spitalit të Lezhës. Policia ndodhet në vendgjarje ndërsa po punon për zbardhjen e këtij aksidenti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close