Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin nacional Berat-Lushnje. Një mjet i paidentifikuar, ka goditur 72-vjeçarin i cili lëvizte me biçikletë përgjatë rrugës.
Pas përplasjes, automjeti është larguar nga vendngjarja. Mësohet se, 72-vjeçari Idajet Çobo është gjetur i shtrirë në rrugë nga drejtuesit e makinave të tjera që kanë qarkulluar më pas,të cilët kanë njoftuar policinë.
72-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat por ka gjetur vdekjen gjatë rrugës. Trupi i pajetë i viktimës Çobo është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.
Efektivë të shumtë policie janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit,duke kërkuar edhe kamerat e mundshme të bizneseve apo banesave në anë të rrugës.