Categories Lajme

Aksident në aksin Fier-Ballsh/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, katër persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Ballsh, në afërsi të vendit të quajtur “Ofiçina e vjetër”. Një makinë me drejtues shtetasin A.S. 44 vjeç, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin R.B. 59 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët e makinës me shofer shtetasin A.S., si dhe vetë drejtuesi i mjetit. Ata janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 16:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Ofiçina e vjetër”, shtetasi A. S., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. B., 59 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët që udhëtonin me shtetasin A. S., si edhe vet drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME