
Një aksident tjetër ka ndodhur në rrugën Kardhiq–Sarandë, pranë Shijanit mëngjesin e sotëm.
Mësohet se dy automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal pranë njëra-tjetrës, duke lënë një të plagosur, i cili po transportohet drejt spitalit në Sarandë.
Ende janë të paqarta shkaqet dhe dinamika e aksidentit. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet ambulanca dhe Policia.