
Një aksident është regjistruar në aksin Krahës-Mallakastër, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre persona. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Automjeti tip ‘Mercedez-Benz’ me targa AA843TK dyshohet se i ka zënë udhën mjeti tip ‘Toyota’ me targa AB920AP. Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje për të zbuluar shkakun e aksidentit.
Ndërkohë, të plagosurit po transportohen drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.