Lajme

Aksident në aksin Laç-Milot, automjeti përmbyset në rrugë. Dy persona dërgohen me urgjencë në spitalin e Traumës

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetur rrugor Laç-Milot në afërsi të fshatit Shullaz.

Mëesohet se një automjet është përmbysur në rrugë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ata janë dërguar në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Paraprakisht shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë. Grupi hetimor po punon për të zbuluar shkaqet e plota të tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close