Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, makina me dy persona përfundon në kanal

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Lushnje-Rrogozhinë, pranë rotondos së Plugut, ku një automjet tip “Volksëagen Lupo” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Mësohet se në të udhëtonin dy persona, të cilët për fat të mirë nuk kanë marrë lëndime. Sakaq, shkak për aksidentin dyshohet se është bërë humbja e drejtimit të mjetit si pasojë e shpejtësisë.

Policia ka marrë në pyetje tashmë drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close