Lajme

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, makina përplaset me karrocën me kalë, humb jetën një 58-vjeçar

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Përparim.

Një automjet, i cili po lëvizte në këtë aks ka përplasur një karrocë që tërhiqej nga një kalë dhe për pasojë ka humbur jetën një 58-vjeçar. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë dore (kalë).

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin që drejtonte karrocën.

Drejtuesi automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close