fbpx
Lajme

Aksident në aksin Rinas-Tiranë, makinat përmbysen jashtë rruge

Dy persona raportohet se janë plagosur në një aksident rrugor të regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Rinas-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxullë, ku mjeti me drejtues shtetasin K.M., dhe pasagjer V.Zh është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.N. Për pasojë të dy makinat kanë përfunduar jashtë rrugës.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri në mjet V.Zh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e mjeteve por edhe lagështira në rrugë për shkak të reshjeve.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button