
Në aksin rrugor Cërrik-Gramsh automjeti me drejtues shtetasin S. B., 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. M., 25 vjeçe.
Është dëmtuar shtetasi me incialet D.K dhe shtetasja me inicialet B.M.
Priten informacione të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Gramsh/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Kaçivel, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Gramsh, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. M., 25 vjeçe, banuese në Gramsh.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi S. B. dhe shtetasi D. K. (pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin S. B.), si dhe shtetasja B. M. (pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen K. M.), të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.