Lajme

Aksident në aksin Vlorë-Orikum| Makina përplaset me bordurën, 1 i plagosur

Një person është plagosur në një aksident të ndodhur të premten në aksin Vlorë-Orikum.

Policia tha se shtetasi D. S., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një bordurë prej betoni, në anë të rrugës.

Nga përplasja, është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi R. D., 45 vjeç, i cili aktualisht  ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. S. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close