Lajme

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplas 60-vjeçarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditen e kësaj të enjteje në autostradën Durrës-Tiranë, ku një automjet ka përplasur për v dekje një këmbësor. Burimet zyrtare bëjnë me dije se automjeti i drejtuar nga 52-vjeçari i identifikuar me inicialet E.B ka përplasur për v dekje këmbësorin 60-vjeç i cili ende nuk është identifikuar.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Më datën 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi h etimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të a ksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: