Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër. Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur lehte 2 fëmijë të cilët ndodheshin në mjetin tip BMW, ndërsa janë dërguar për mjekimin e nevojshëm në spitalin rajonal të Lezhës.
Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit në superstradën Lezhe-Shkodër, ndërsa policia po heton mbi shkaqet e kësaj përplasjeje.