Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Një automjet, fuoristradë dhe furgoni janë përplasur me njëra – tjetrën duke bllokuar rrugën për të shkaktuar edhe një trafik. Mësohet se në furgonin e përfshirë në aksident udhëtonin disa sportistë. Furgoni ndërkohë lexon KF Egnatia Rrogozhinë dhe duket se është në pronësi të klubit.
Categories
Lajme