Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Shtetasi E. C., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Categories
Lajme