Lajme

Aksident në dalje të Gramshit, makina bie në përrua (Emri)

Aksident në dalje të qytetit të Gramshit, një person i plagosur.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur varrezat e qytetit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua.

Paraprakisht raportohet për një person të plagosur, teksa nuk dihet se sa persona kanë qenë brenda mjetit.

Mësohet se i plagosur ka mbetur 66-vjeçari Ramazan Ballolli, drejtues i mjetit.

Shkaqet e aksidentit nuk jane bere akoma te ditura. I plagosuri është transportuar në spital, ku sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close