Lajme

Aksident në Dibër, humb jetën 20-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën dytësore të fshatit Melan, Diber. Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe  mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe  mjeti ka dalë nga rruga.

 Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close