Një aksident automobilistik ka ndodhur në Elbasan mbrëmjen e sotme. Siç raporton gazetari Aldo Kozarja, dy mjete janë përplasur mes tyre në vendin e njohur si “Fusha e Loparit” pranë shkollës “Jorgji Dilo”.
Një mjet tip Mercedes që drejtohej nga një vajzë është përplasur me një mjet tjetër tip fuoristradë. Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes të jetë bërë shpejtësia me te cilën ka qenë duke lëvizur mjeti tip fuoristradë.