Lajme

Aksident në Fier-Patos, Fuoristrada me targa greke futet kundravajtje

Fuoristrada me targa greke futet kundravajtje, përplaset me trafikndaresen dhe bllokon qarkullimin. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të njohur si Rotondua e Parkut pranë kishës katolike në Fier, në aksin Fier- Patos.

Mësohet se fuoristrada me targa të shtetit helen KPK2650 udhëtonte në drejtim të Fierit kur është futur në korsinë e gabuar. Fatmirësisht është shmangur përplasja ballore, ndërsa mjeti ka përfunduar në mes të trafikndarëses duke u përplasur edhe me një shtyllë të ndricimit publik.

Fillimisht shoferi ka deklaruar se ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa nga policia ka mbërritur menjëhere pranë vendit të ngjarjes po kryhen të gjitha procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close