
Një aksident ka ndodhur në autostradën Fushë-Krujë- Milot në afërsi të Bushneshit.
Një mjet tip golf me targë ‘AA 185 MO’ ka goditur një këmbësor i cili po tentonte të kalonte autostradën nga njeri krah në tjetrin.
Për pasojë janë plagosur rëndë këmbësori dhe drejtuesi i mjetit emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur nga policia pasi nuk janë identifikuar ende.
Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë dhe janë në gjendje të rëndë.
Të dy të plagosurit sipas policisë janë banorë të zonës. Raportohet se këmbësori dhe shoferi i mjetit janë në gjendje kritike për jetën.