Një aksident ka ndodhur në Kashar, gjë që ka shkaktuar radhë të gjatë automjetesh në një korsi të rrugës.
Në pamjet e siguruara duket se një kamion që po transporton materiale ndërtimi ka frenuar, ndërsa furgoni mbrapa, nuk ka respektuar distancën dhe nuk ka arritur të kontrollojë shpejtësinë.
Për pasojë, materialet e ndërtimit kanë thyer xhamin e furgonit që ndodhej mbrapa. Edhe kamioni nuk kishte vendosur shenjën vizive pas hekurave që shoferët të bëjnë kujdes. Mbetet e paqartë si është gjendja e shoferit të furgonit.