Lajme

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje kalimtaren (Njoftimi i policisë)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Lumalas të Korçës. Burimet të Fax News bëjnë me dije se ka humbur jetën një grua e moshuar me iniciale M.K e cila në momentin e aksidentit ishte duke ecur si kalimtare në rrugë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë Korçë: “Më datë 06.08.2022, rreth orës 10:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi F. U., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasen M. K., rreth 72 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close